Skënderbeu konsolidon pozitat në krye të Kategorisë Superiore. Korçarët fituan në shtëpi përballë Lushnjës në shifrat 4:1. Ndeshja nisi në sulm maksimum për ekipin e drejtuar nga Ilir Daja të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 20-të takimit me anë të Afrim Takut.

Lushnjarët nuk kishin shkuar për shëtitje në Korçë pasi luan me tre sulmues. Formacioni ofensiv dha frytet e veta në minutën e 29 pasi Sefa shënoi golin e barazimit pas një krosimi të Mone.

Festa e miqve zgjati pak sepse në minutën e 42-të ishte serish Taku që kaloi të tijtë në avantazh. Në të 75-stën  ishte radha e Soue i cili shënoi golin tretë, ndërsa Demte vulosi shifrat në 4:1.

Pas kësaj fitoren Skënderbeu kryeson kampionatin me 16 pikë ndërsa Lushnja mbyll klasifikimin me 2 pikë në 6 javët e para.

Ditën e nesërme kategoria superior do të luajë ndeshjet e tjera të javës së 6 ku Kukësi do të presë në shtëpi Teutën, Vllaznia do të luajë në transfertë kundër Kamzës. Ndeshje për tu parë do jetë edhe ajo mes Laçit dhe Flamurtarit, ndërsa Partizani do të luajë përballe luftëtarit.

Burimi: Klan Plus