Skënderbeu vijon garën në Europa League, falë fitores 2 – 0 me Kairat në Korçë. Një sukses i kërkuar për korçarët, që synojnë të kualifikohen edhe një herë në fazën e grupeve. Takimi parë në Alamti përfundoi në barazim 1 – 1. Futbollistët e Skënderbeut e nisën vrrullshëm takimi duke kërkuar golin që në minutat e para.

Një lojë sulmuese, por pa harruar prapavijën. Mbrojtësit e skuadrës korçare nuk i lejuan shumë hapësira kundërshtarëve kazakë. Agresiviteti i lojtarëve të Skënderbeut ra me kalimin e minutave. Një situatë që u shfrytëzua nga futbollistët e Kairat, por që nuk rrezikuan seriozisht portën e Shehit. Pjesa e parë u mbyll 0 – 0. Rezultati u zhbllokua vetëm në fillimin e pjesës së dytë. Pas një topi të rrëmbyer në zonë ishte  i cili Lilaj shënoi një gol me shumë vlerë në minutën e 50’.

Disavantazhi nxiti më shumë lojtarët e Kairat të kërkonin golin e barazimit, por pa sukses. Skënderbeu mbeti me 10 futbollistë prej minutës së 75’. Autori i golit Lilaj mori të verdhin e dytë. Kjo situatë nuk i mbylli korçarët në mbrojtje që patën rastet e tyre. Në minutën e 83’ goli i Plakut mbylli përfundimisht çështjen e kualifikimit. Me një lojtar më pak luajti minutat e fundit edhe Kairat, pasi Arzo mori karton të kuq për një gjest antisportiv ndaj Vangjelit.

Një triumf i madh i arritur para syve të trajnerit të Kombëtares, Christian Panucci. Rivali në turin e tretë të Europa League për Skënderbeun do të jetë Mlada Boleslav. Skuadra çeke është përfaqësuar në fazën e grupeve të këtij aktiviteti, por kur kishte emrin Kupa Uefa. Takimi i parë do të zhvillohet më 27 korrik në Çeki, ndërsa ai kthimit më 3 gusht në Shqipëri.

Tv Klan