Skënderbeu synon një rezultat pozitiv në sfidën e parë me Mlada Boleslave vlefshme për turin e tretë të Europa League, për ta bërë më të lehtë atë të kthimit në Elbasan. Në 4 takimet e zhvilluara deri më tani nuk ka pësuar asnjë humbje dhe kjo duket se është edhe synimi i mesfushorit Liridon Latifi.

“Vijmë në Çeki me besim të plotë. Synojmë kualifikimin dhe ndaj Mladas do mundohemi të marrim minimumi një barazim. Nuk kemi aspak frikë ndaj kundërshtarit, por respekt”, thotë Latifi.

Te Skënderbeu e kanë studiuar mirë kundërshtarin për të shmangur çdo të papritur. Ekipit korçar iu bashkua edhe Xhejms Adenji, të cilit fillimisht i ishte mohuar viza.

Mungesat e vetme për trajnerin Ilir Daja janë Sabjen Lilaj dhe Goran Vujoviç. Në sulm në sfidën që do të nisë sot në orën 18:00 në Çeki pritet të jetë Sebino Plaku. Atmosfera në grup para takimit të fazës së tretë të Europa League është e mirë sipas njoftimit të klubit Skënderbeu. TV KLAN