Skënderbeu siguroi matematikisht titullin kur duhen 3 javë deri në fund të kampionatit. Fitorja 4 – 2  e korçarëve në fushën e Lushnjes dhe humbja e 3 – 2 e Kukësit në Durrës krijuan diferencën e mjaftueshme mes dy ekipve.

Skënderbeu i Ilir Dajës feston kështu titullin e tetë në histori. Një sfidë që nisi keq për korçarët në stadiumin “Roza Haxhiu” ku fillimisht pësuan 2 herë dhe më pas reaguan. Ali Sowe ishte autor i 3 golave në pjesën e dytë për korçarët. Sulmuesi nga Gambia po rivalizon me Sindrit Gurin për këpucën e artë këtë sezon.

Kukësi u mund 3 – 2 nga Teuta në Durrës, një rezultat ky që nuk i cënon vendin e dytë në renditje. Golat e Sindrit Gurit që po vëzhgohej nga trajneri i Kombëtares, Christian Panucci nuk i shërbyen kuksianëve, të cilët i dhanë mundësi Teutës të barazojë me pikë Kamzën, duke mbajtur zonën e rënies nga kategoria Vllazinë. Ekipi i Ernest Gjokës nuk arriti të fitojë ndaj djemve të Julian Ahmatajt në Shkodër, në një sfidë që u mbyll me rrjeta të paprekura.

Ndeshja për zonën e Europiane mes Luftëtarit dhe Partizanit u mbyll në barazim 2 – 2. Kryeqytetasit realizuan 2 herë në pjesën e parë, por pas pushimit gjirokastritët shmangën humbjen dhe ruajtën diferencën me ndjekësit. Pa gola përfunduan takimi Flamurtari – Laçi, i luajtur në Elbasan për shkak të dënimit të fushës së vlonjatëve. Shpallja kampion e Skenderbeut i kalon automatikisht korçaret ne fazën kualifikuese të Champions League, por pjesëmarrja e tyre në këtë kompeticion do të varet nga vendimi i CAS për të anuluar ose jo përjashtimin e Skënderbeut me 10 vjet nga aktivitetet europiane.

Tv Klan