Skënderbeu nuk e lëshon kreun e renditjes duke vijuar të qëndrojë i pari edhe për javën e 21. Skuadra korçare mundi Tërbunin me rezultatin 3 – 1. Protagonist në këtë takim ishte Hamdi Salihi, shënues i dy golave. Ndeshja e parashikuar të luhej në Pukë u luajt në “Qemal Stafa”, pasi fusha e stadiumit “Ismail Xhemali” është e mbuluar nga bora.

Partizani barazoi 1 – 1 me Vllazninë në Shkodër duke humbur terren Skënderbeun, që tani është 4 pikë larg.  Në fundin e pjesës së parë të pati përplasje mes lojtarëve. Trajneri i shkodranëve Armando Cungu e ndoqi pjesën e dytë nga tribuna, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Tirana fitoi për herë të parë në stadiumin e saj të ri. Bardheblutë mundën 2 – 0 Bylisin duke forcuar pozitat në vendin e tretë.

Sfida Kukësi – Teuta përfundoi në barazim 2 – 2, një rezultat që i largon të dy ekipet nga zona e kupave të Europës. Laçi është rikthyer te fitorja duke mundur Flamurtarin me rezultatin 1 – 0 në sfidën e zhvilluar në Vlorë.

Tv Klan