josa

Pas më shumë se dy javësh në Austri, skuadra e Skënderbeut zbriti pasditen e së martës në aeroportin e Rinasit. Stërvitja jashtë vendit e ka lënë të kënaqur trajnerin Mirel Josa. Rezultatet në shtatë ndeshjet miqësore nuk ishin pozitive, por tekniku tani i ka idetë më të qarta sa i përket lojtarëve që do të zbresin në fushë më 14 Korrik, për ndeshjen e parë në Champions.

Gjatë qëndrimit në Austri, Josa mori përgjigjet e duhura edhe nga klubi, që rinovoi kontratat me lojtarët më të rëndësishëm por edhe forcoi ekipin më blerje të reja, ku më e rëndësishmja është ajo e Hamdi Salihit për sulmin.

Jo vetëm Champions, pasi Mirel Josa mendon për sezonin e ardhshëm dhe sipas teknikun ka ende punë për të bërë. Në seancën e parë stërvitore do të bashkohet edhe Hamdi Salihi, i cili nuk udhëtoi me pjesën tjetër të skuadrës.

Tv Klan