Skënderbeu i Ilir Dajës pritet të bëjë lojë të kujdesshme ndaj Partizanit të Beogradit. Duke parashikuar që skuadra vendase do të tentojë të shënojë me faktorin fushë në favor të saj, tekniku i ekipit shqiptar ka ndërtuar një formacion sulmues.

Në seancën e fundit stërvitore në stadiumin e Partizanit u pa se do të jenë 3 të tillë në rreshtimin që nga minuta e parë. James Gavazaj dhe Sowe është treshja ofensive. Për ndeshjen perfekte që ka kërkuar, daja dotë vendosë në mesfushë Lilajn, Muzakën dhe Takun.

Edhe kjo treshë e njeh mirë portën. Mbrojtja i është besuar futbollistëve më në formë të momentit, Vangjelit, Radas, Jashanicës dhe Micit.

Në kampin shqiptar atmosfera raportohet pozitive. E njëjta duket edhe ajo në kampion e Partizanit të Beogradit. Në seancën e fundit stërvitore, lojtarët janë shfaqur të qetë dhe me humor të mirë. Fakti që çdo gjë shkoi pa tensione në takimin e dy javëve më parë në “Elbasan Arena” reflektohet edhe në takimin e kthimit, të paktën mes futbollistëve të të dy skuadrave.

Kjo ka sjellë edhe deklaratën e fortë të trajnerit Gjukiç e publikuar në gazetën Kurir:

Shqiptarëve të mos u preket as një qime floku

, raportohet të ketë thënë tekniku i Partizanit.

Tv Klan