Skënderbeu me mungesa përballë Young Boys

Daja i kushtëzuar për formacionin


Skënderbeu do të ketë disa ndryshime në sfidën e sotme me Young Boys që do të luhet në orën 19:00 në Bernë. Dëmtimet detyrojnë trajnerin Ilir Daja të bëjë një rotacion për shkak të mungesave. Sowe i dëmtuar dhe James i cili nuk siguroi vizën krijojnë boshllëk në sulm.

Për këtë pozicion është një balotazh mes Demte dhe Gripshit. Një mesfushë e ngarkuar me Sahitin e Nimagën nga minuta e parë, ndërsa vendin e Radas në mbrojtje pritet të jetë Aliti.

“E rëndësishme për ne është të vijojmë me rezultatet pozitive por dëshirojmë të promovojmë dhe disa lojtarë të rinj, të kondicionuar dhe nga mungesat e shumta”, tha trajneri Ilir Daja në konferencën para ndeshjes.

Synimi është një rezultat pozitiv për të ardhurat dhe pikë për të rritur koefiçentin në shortin e radhës në kupat e Europës. Kjo është ndeshja e fundit për korçarët në Europa League për këtë sezon, ku deri më tani ka grumbulluar 5 pikë, me 1 fitore dhe dy barazime.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*