Skënderbeu nuk befasoi dot Partizanin në Beograd duke pësuar një tjetër humbje në ndeshjet jashtë të këtij sezoni në Europa League.

Skuadra serbe fitoi me rezultatin 2 – 0, ndërsa përballë nuk pati kundërshtarin e rrezikshëm te dy javëve më parë. Korçarët gabuan në mbrojtje, duke lëshuar më shumë gjatë në pjesën e dytë.

Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 39’. Zoran Tosiç u tregua i saktë në goditjen e dënimit  me një goditje dënimit, duke mundur Orges Shehin. Pas pushimit Skënderbeu nuk gjeti forcat e duhura për të reaguar dhe lojtarët e Partizanit shfrytëzuan problemet në mbrojtje duke realizuar me Taëamba në minutën e 66’.

Përpjekjet e Bajram Jashanicës apo Marko Radas nuk sollën ndryshim të rezultatit. Stadiumi i Beogradit nuk ishte i mbushur i tëri ashtu siç pritej, por me një atmosferë të ndezur. Masat e sigurisë ishin të larta. Nuk munguan edhe thirrjet; Kosova, Serbia.

Pavarësisht humbjes Skënderbeu ka ende shanse edhe pse më të pakëta. Kualifikimin në fazën tjetër e siguroi Dinamo Kiev që mundi 1 – 0 Young Boys në Bernë. Ekipi ukrainas do të jetë kundërshtari i radhës i Skënderbeut më 23 nëntor në Elbasan Arena. Ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të dënimit të UEFA-s. /Tv Klan