Skënderbeu mbetet i pandalshëm edhe përballë Luftëtarit të surprizave.

Ekipi korçar fitoi 2 – 1 në shtëpi me atë gjirokastrit në përballjen e javës së 26. Golat e James dhe Lilajt në pjesën e parë i hapën rrugën suksesit që solli pikët e radhës.

Liçaj vetëm sa shkurtoi diferencën gjatë të dytës. Teuta fitoi 3 – 2 me përmbysje në sfidën e mbijetesës me Lushnjen. Në stadiumin “Roza Haxhiu” më parë shënuan vendasit dy herë dhe më pas reaguan miqtë. Një fitore që vlen më shumë për Teutën, ndërsa Lushnjen e vendit të fundit e mban në garë vetëm matematika. Laçi mundi 2 – 0 Kamzën. Ekipi kurbinas me këtë rezultat forcon pozitat në vendin e tretë. Kamza mbeti me 10 lojtarë prej minutës së 18, pas ndëshkimit me të kuq të Frashërit.

Tv Klan