trajtneri-SkenderbeutSkënderbeu kërkon titullin e katërt radhazi, por diferenca e pikëve me ndjekësin më të afërt Kukësin është 5 pikë dhe kalendari më i vështirë. Në lojë janë ende 15 pikë dhe ekipi korçar do të bëjë të gjithçka për tu barazuar me Dinamon e viteve 50’. Trajneri Mirel Josa mendon se loja e ekipit të tij ka nisur të ndryshojë që në sfidën me javës së kaluar.

Mirel Josa (Trajner i KF Skënderbeu): Kemi ndeshje të rëndësishme që na presin po unë mendoj se ekipi dha shenja ndryshimi që në përballjen me Flamurtarin.

Skënderbeu ka pësuar 3 humbje radhazi në kampionat, që kanë vënë në dyshim titullin kampion. Kundërshtari i radhës është Besa, por më pas do të luajë me ekipe që janë në garë për një vend në kupat e Europës.

Mirel Josa (Trajner i KF Skënderbeu): Ka patur një problem psikologjik dhe ky do të ndryshojë me një fitore.

Në ndeshjen e së dielës klubi do të lejojë hyrjen falas të tifozëve.

tvKlan