Skënderbeu eliminoi një tjetër ekip në këtë sezon të Europa League. Ekipi korçar është kthyer pas pezullimit 1-vjeçar nga UEFA me synimin për të prekur sërish fazën e grupeve. Fitorja 2 – 0 me Kairat të enjten në Korçë i hapi rrugën për në turin e tretë ku do të luajë me Mlada Boleslav. Një sukses i vuajtuar për Skënderbeun që luajti shumë minuta me 10 futbollistë.

Ilir Daja (Trajner i Skënderbeut)

Na çliroi goli i Lilajt, por na vendosi në vshtirësi edhe kartoni i marrë prej tij, por gjithësesi grupi meriton një bravo për arritjen e kualifikimit.

Trajneri i Ilir Daja e shikon këtë kualifikim si një falenderim për mbështetjen e tifozëve.

Ilir Daja (Trajner i Skënderbeut)

Për atmosferën që ishte krijuar në Korçë pas ndeshjes së parë, besoj se ia kemi kthyer të gjithë sportdashëve korçar dhe atyre në të gjithë Shqipërinë

.

Kundërshtari në turin e tretë të Europa League skuadra çeke është përfaqësuar në fazën e grupeve të këtij aktiviteti, por kur kishte emrin Kupa Uefa. Takimi i parë do të zhvillohet më 27 korrik në Çeki, ndërsa ai kthimit më 3 gusht në Shqipëri. Skënderbeu është i vetmi ekip i kampionatit shqiptar që është ende në garë në kupat e Europës.

Tv Klan