Me shumë dëmtime, me lojtarë që kanë në këmbët e tyre lodhjen edhe të Europa League, Skënderbeu do të shkojë në Vlorë për ndeshjen e parë të fazës së dytë. Në fazën e parë korçarët fituan 2-0.

Ilir Daja:

“Me kontigjentin që kemi duhet të marrim atë që morëm në fazën e parë sepse edhe Flamurtari është paraqitur mirë”.

Fitoren në Vlorë Ilir Daja e sheh të mundshme por se si arrihet nuk pranon ta tregojë. Tekniku tregohet i kujdesshëm.

“Do të mungohemi t’u imponojmë lojën tonë”.

Shpëtim Duro do të kërkojë që me një gur të vrasë 3 zogj. Fitorja vlonjate ndal vrrullin e korçarëve, e afron me Kukësin nëse Kamza ka sukses me kampionët. Mban gjithashtu edhe distancën me skuadrën e Ramadan Ndreut që po rezulton surpriza e kampionatit.

Shpëtim Duro:

“Do të japim më të mirën në këtë përballje ndaj një skuadre që ka cilësi, por kam bindjen që skuadra ime e ka kualitet që të përballojë Skënderbeun me sukses”.

Të vetmen humbje në kampionat, Flamurtari e ka me Skënderbeun.

Tv Klan