Një ngjitje e jashtëzakonshme e Skënderbeut në renditjen e Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave në Futboll. Ekipi korçar është në vendin e 47 me AEK Athens duke përmirësuar klasifikimin me 378 pozicione. Paraqitja e mirë në Europa League ka ndikuar në këtë klasifikim që përllogarit edhe rezultatet në kampionatin vendas.

Natyrisht një fitore apo një barazim në nivele ndërkombëtare vlen më shumë, pasi ruajti edhe pathyeshmërinë në shtëpi në këtë sezon të kupave të Europës. Skënderbeu le pas shumë ekipe të njohur si Borussia Dortmund, Ajax e Schalke apo edhe Partizan Beograd që e mbylli në vendin e dytë në grupin e Europa League. Në këtë listë me 400 ekipe nga e gjithë bota është edhe Kukësi që renditet i 306.

Klasifikimi udhëhiqet nga Real Madrid, fitues i kampionatit në Spanjë, Champions League dhe Botërorit të Klubeve.

Tv Klan