Ilir Daja nuk e ka fshehur entuziazmin për barazimin me Kairatin, që ia dedikoi eksperiencës së lojtarëve në ndeshje ndërkombëtare dhe zgjedhjeve teknike gjatë 90 minutëshit. Skuadra e tij barazoi 1-1 në fushën kazake. Është një hap i rëndësishëm për skuadrën e korçare. Goli i shënuar në fushën kundërshtare i jep një avashtazh në ndeshjen e dytë që do ta luajnë në Korçë.

Skënderbeu pësoi shumë shpejt që në minutën e 9. Korçarët e morën veten dhe në mënyrë konstante treguan vlerën e tyre gjatë gjithë pjesës së parë.

Skënderbeu rrezikoi në disa raste portën e vendasve me goditje dënimi dhe aksione, por fati nuk ishte me të.

Këmbëngulja në pjesën e dytë, e shoqëruar edhe me pritjet e Orges Shehit solli edhe golin e minutës së 72.

Kristi Vangjeli fut një top në zonë që pasi pritet nga portieri shkon në këmbën e Nimagës që nuk gaboi.

Skënderbeu ka mundësi reale për tu kualifikuar në ndeshjen e kthimit. Korçarëve u mjafton një barazim pa gola për tu kualifikuar.

Tv Klan