Skëndërbeu është një pikë larg shpalljes kampion për të gjashtën herë radhazi. Në takimin me Partizanin të premten trajneri i korçarëve Mirel Josa kërkon fitore ndak rivalit direkt për titull.

Mirel Josa (Trajner i Skënderbeut): “Ne kërkojmë rezultatin dhe kjo nuk do të thotë vetëm pikën, por edhe fitoren, pasi kujtoj që është edhe një ndeshje prestigji.”

Megjithatë Josa mendon se do të jetë i sigurtë vetëm kur të ketë pikët e mjaftueshme për të festuar titullin e gjashtë radhazi. Trajneri i korçarëve beson se ndeshja do të jetë e qetë, pa probleme.

Mirel Josa (Trajner i Skënderbeut): “Do të jetë një ndeshje e fortë dhe mendoj edhe korrekte, pasi duhet të tregohemi të përgjegjshëm për ngjarjet e fundit.”

Kryendeshja e javës së 35 të mbledhë shumë tifozë, pasi vetëm në ditën e parë janë shitur gjysma e biletave. Stadiumi i Korçës mund të presë për këtë takim rreth 6 mijë tifozë, nga të cilët 300 do të jenë ata miq. Skënderbeu nuk do të ketë mbrojtësin Marko Radas. Te Partizani mungon mesfushori Filipe Gomes, ndërsa nuk ka asnjë komunikim me mediat në prag të kësaj sfide.

Tv Klan