Një vit i shkëlqyer për Skënderbeun. Pjesëmarrja në grupet e Europa League, por duke e nisur nga turi i parë kualifikues, ishte një arritje historike edhe për futbollin shqiptar në tërësi.

“Ishte një arritje e madhe personale dhe për ekipin. Këtë vit bëmë historinë edhe në Europë ku u paraqitëm mirë pa qenë inferior ndaj askujt”.

Ilir Daja tashmë duhet të mendojë për kampionatin. Objektivi kryesor sezonal për Skënderbeun. Trajneri nuk nxiton të mbyllë çështjen e titullit, pavarësisht një ecurie për t’u vlerësuar.

“Kemi një diferencë pikësh që na jep një farë qetësie, por gjithsesi kampion i dimrit nuk do të thotë që jemi kampion i edicionit”.

Klubi është i vëmendshëm në merkato për të ndërhyrë aty ku duhet.

“Mesfusha dhe sulmi duhen përforcuar, por nëse nuk do të kemi largime e përballojmë dhe lojtarët aktual”.

Ditët e pushimeve janë pak dhe skuadra korçare do të rikthehet të mërkurën në fushën e stërvitjes. Faza përgatitore do të nisë më 6 janar në Antalia.

Tv Klan