Mbrëmja e sotme në Europa League do të tërheqë vëmendjen e shqiptarëve në Elbasan Arena, aty ku Skënderbeu do të përballet në një ndeshje me shumë emocione me Partizanin e Beogradit.

Korçarët do të përpiqen të marrin të paktën barazimin në këtë sfidë. Një ditë më parë trajneri Ilir Daja, pranoi në konferencë për shtyp se skuadra e tij duhet të bëjë lojë të kujdesshme, duke tentuar të fitojë.

 Për këtë Daja, ka vendosur në formacionin titullar një treshe si Taku Sowe dhe James. Në mesfushë janë Muzaka Lilaj dhe Dita, por edhe këta janë lojtarë finalizues.

Mbrojtja me katër: Vangjeli, Radas, Jahsanica, Aliti ose Mici. Në portë i pazëvendësueshëm Orges Shehi. 

Për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo ndeshje, policia ka marrë masa të larta sigurie. Skuadra serbe është shoqëruar nga forcat Renea ndërsa pritet që për ndeshjen të angazhohen më shumë se 200 forca policie.

Pasditen e sotme zona rreth stadiumit do të bllokohet për qarkullimin e mjeteve si dhe do të ushtrohen kontrolle të imtësishme për të gjitha ata që do të ndjekin ndeshjen në stadium.

Marrëveshja mes klubeve ishte që të mos lejohen në stadium tifozë të ekipit mik, por pritet që në shkallët e Elbasan Arena të jenë diçka më shumë se 100 serbë. Gjithsesi atmosfera pritshme e tifozëve shqiptarë nuk e tremb trajnerin e Partizanit të Beogradit. Si Skënderbeu ashtu edhe partizani luftojnë për vendin e dytë në Grupin B të Europa League./Tv Klan