Skënderbeu pësoi humbjen e parë në këtë sezon të Superligës. Ekipi korçar u mund 1 – 0 nga Laçi që me afrimin e Gentian Mezanit po jep rezultat.

Një ndeshje e luftuar deri në fund e vendosur nga goli i Uzunit në fillimin e pjesës së dytë. Korçarët që kishin edhe Sowe në sulm në pjesën e dytë nuk arritën të merrnin të paktën barazimin nga kjo sfidë.

Kjo humbje bën që diferenca e Skënderbeut me vendin e dytë Flamurtarin të shkojë në 6 pikë. Partizani fitoi me përmbysje 2 – 1 me Teutën në kryeqytet.

Takimi nisi me disa minuta vonesë, pasi lojtarët kërkonin që tifozët të hynin në stadium. Policia po këmbëngulte që ata të identifikoheshin dhe të kontrolloheshin nëse kishin sende të palejueshme me vete. Ndeshja u vendos në nga goli i kapitenit Batha në kohën shtesë. Kamza u ndal nga Luftëtari që fitoi 1 – 0 në transfertë me një gol në sekondat e fundit. Të shtunën Kukësi u befasua nga Lushnja duke humbur 3 – 1 në “Zeqir Ymeri”.

Tv Klan