Skënderbeu është një hap larg titullit të gjashtë radhazi. Skuadra korçare barazoi 1 – 1 me Teutën në Durrës, ndërsa Partizani befasoi me humbjen 2 – 1 me Bylisin në “Qemal Stafa”, duke u larguar 5 pikë nga skuadra korçare.

Të kuqtë kur kanë mbetur edhe 2 javë pa luajtur i mban në lojë vetën matematika.

Tirana mbetet jashtë garës për kupat e Europës pas humbjes 2 – 1 me Flamurtarin në Vlorë.

Kukësi barazoi 1 – 1 me Laçin, ndërsa Vllaznia hodhi një tjetër hap drejt mbijetesës falë fitores 2 – 0 me Tërbunin.

Tv Klan