Klubi i Futbollit Skënderbeu reagoi pas heqjes së titullit të vitit 2016 dhe zbritjes së pikëve për sezonin e fundit nga Komisioni i Etikës. Në një njoftim në faqen zyrtare në

Facebook

sqaroi se është kërkuar zyrtarisht argumentimi i vendimit, si hapi procedurial paraprak për ankimimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Klubi korçar thotë se Etika i ndëshkoi pa patur prova konkrete për trukim ndeshjesh. Ky vendim pason atë të drejtësisë sportive ndërkombëtare që përjashtoi Skënderbeun sezonin e kaluar. Por korçarët nuk rrezikojnë pjesëmarrjen në këtë sezon të Europa Ligës. Pritet të shikohet se si do të veprohet me titullin kampion, pasi Komisioni i Etikës nuk e ka këtë kompetencë.

Tv Klan