Skënderbeu u rikthye te fitorja në kampionat. Ekipi korçar mundi 3 – 1 Lushnjen e vendit të fundit. Skënderbeu edhe pse realizoi që në minutat e para me James, nuk pati një kundërshtar që u dorëzua. Skuadra myzeqare barazoi në të 28’ falë Devijit të pafat të Alitit.

Avantazhi i korçarëve u rivendos me golin e Gavazajt pas para pushimit mes dy pjesëve. Lushnja zhvilloi minutat e fundit me 10 lojtarë, pasi portieri Spaho u ndëshkua me karton të kuq. Vendin e tij e mori Canka, pasi ishin kryer të 3 zëvendësimet. Radas me golin e tij vulosi fitoren e Skënderbeut.

Vllaznia arriti një sukses të rëndësishëm 3 – 2 me Kamzën në Shkodër. Tre pikë me tepër vlerë për shkodranët që luftojnë për mbijetesën, ndërsa surpriza e këtij sezoni përsoi humbjen e dytë radhazi në kampionat.

Tv Klan