skenderbee

Skënderbeu vijon të ecë më një hap me Partizanin. Ekipi i Mirel Josës fitoi 4 – 0 me Bylisin, duke mbajtur përsëri të pandryshuar në 4 diferencën e pikëve me skuadrën kryesuese në Superligë.

E njëjta fitore si e rivalëve për titullin, duke treguar se Skënderbeu nuk dorëzohet lehtë nga qëllimi për të fituar kampionatin e gjashtë radhazi. Ky sukses vjen pas atij me Tiranën në mesjavë.

Bardheblutë dështuan të fitonin edhe në Durrës me Teutën. Takimi i zhvilluar në “Niko Dovana” përfundoi pa gola, edhe pse pati raste shënimi.

Javën e ardhshme, e 15 -ta e Superligës, ndeshja më interesante është derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Diferenca mes tyre është 17 pikë. Renditja mbyllet nga Tërbuni, që pas 14 javësh ka vetëm 7 pikë.

Tv Klan