Skënderbeu ka shansin që të luajë sërish në grupet e Europa League. Barazimi 1 – 1 në Zagreb me Dinamon e favorizon ekipin korçar.

Loja e futbollistëve të tij të enjten e kaluar duket se ka bindur trajnerin Ilir Daja, i cili nuk pritet të bëjë ndryshime në formacion, por do të jetë më sulmues. Korçarët pritet të kenë mbështetjen e tifozëve dhe deri më tani janë shitur gjysma e biletave.

Nga ana tjetër Dinamo Zagreb do të jetë më e kompletuar. Mediat kroate shkruajnë që sulmuesi Soudani është riaftësuar dhe do të jetë gati për sfidën e kthimit të enjten në Elbasan Arena. Algjeriani 2 vite më parë i shënoi 3 gola Skënderbeut në dy ndeshjet e play off të Champions League.

Sinjale pozitive ka edhe për kapitenin Domagoj Antolic, pasi është kthyer në stërvitje. Te Dinamo Zagreb janë më të qetë pas fitores në kampionat me Slaven Belupo me rezultatin 2 – 0. Njërin nga golat e shënoi mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani./Tv Klan