Skënderbeu – Tirana do të jetë njëra prej ndeshjeve gjysmëfinale të kupës së Shqipërisë. Tirana barazoi pa gola në ndeshjen e kthimit me Kukësin, pasi e kish fituar të parën 2-1, ndërsa korçarët u kualifikuan pasi fituan edhe ndeshjen e dytë me Laçin me rezultat minimal.

Historike ishte sfida e kthimit në Lezhë, aty ku Besëlidhja vendase u kualifikua duke eliminuar Flamurtarin. Përballja e dytë përfundoi me rrjeta të paprekura. Në Vlorë lezhjanët fituan 2-1. / TV KLAN