Skënderbeu ishte i vetmi ekip që do të vijojë garën në Europa League nga ekipet e kampionatit shqiptar.

Skuadra korçare kthehet në kupat e Europës pas pezullimit 1-vjeçar nga UEFA dhe synon të tentojë edhe një herë fazën e grupeve. Në sezonin 2015-2016 ia arriti qëllimit, duke u bërë i pari ekip shqiptar që kalon në këtë nivel. Sant Julia ishte një kundërshtar i një niveli të dobët dhe fitorja 5 – 0 në takimin e kthimit e konfirmoi parashikimin.

Falë rezultateve korçarët tani shortohen në vazon e parë. Skënderbeu do të ketë përballë Kairat Almaty nga Kazakistani. Teutën dhe Kukësi janë eliminuar nga Europa League kur janë përballur me këtë skuadër.

Një kundërshtar më i fortë dhe me më përvojë në Europë, por pa arritur të shkojë më shumë se faza play off. Skënderbeu do të luajë me Kairat më 13 korrik në Kazakistan dhe më 20 korrik në Shqipëri.

Partizani nuk arriti të kalonte Botev Plovdiv. Bullgaret fituan 1 – 0, ndersa te parin e humbi ne Tirane 3 – 1.

Tirana u mund 3 – 0 ne Selman Stermasi nga Maccabi Tel Aviv, ndersa ne Izrael humbi 2 – 0.

Tv Klan