Sinjali i një banke të nivelit të dytë në Rrugën “Hamdi Cinoimeri” në kryeqytet është aktivizuar, teksa një person ka thyer xhamin me një gur. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë rreth orës 00:17.

Menjëherë janë nisur shërbimet e Policisë, të cilët kanë konstatuar xhamin e hyrjes kryesore të Bankës të thyer.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e kamerave të kësaj banke, ka rezultuar se një person, pasi ka thyer xhamin me sende të forta (gurë), ka hyrë brenda bankës ku ka kontrolluar sirtarët dhe më pas është larguar pa marr asgjë, sipas edhe deklarimeve të punonjësit të  bankës.

Po nga këqyrja e kamerave rezultoi se ky person i ka kryer këto  veprime për 20 sekonda dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje./tvklan.al