Kryeministrja skoceze, Nikola Starxhën ka deklaruar se Hollyrood, parlamenti i Skocisë, mund të bllokojë daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për BBC-në Starxhën, partia e të cilës ka 63 nga 129 vende në Parlament, u shpreh se do t’u kërkoje sigurisht deputeteve që të refuzojnë dhënien e pëlqimit për referendumin.

“Beshtja që po bisedojmë është nëse do të ketë një kërkesë ligjore për pëlqimin apo mocion për legjislacionin që e lejon daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Duke parë atë nga një perspektivë logjike, e kam të vështirë të besoj se nuk do të behet një kërkesë e tillë”, u shpreh ajo.

Ajo solli si shembull faktin që Skocia votoi pro pavarësisë nga Anglia në vitin 2014 por parlamenti anglez përdori mekanizminin bllokues për ta ndaluar pavarësinë.

“Nëse parlamenti skocez gjykon mbi bazën e asaj se çfarë është e drejtë për Skocinë, atëherë, opsioni për të thënë: shiko, ne nuk jemi aty për të votuar diçka që është kundër interesave të Skocisë, sigurisht që do të jetë në tavolinë”

Ndryshe nga anglezët, skocezët votuan në maxhorancë për të ndenjur në BE dhe sondazhet e publikuara së fundmi tregojnë se do të votojnë për pavarësinë e Skocisë në rast të një referendumi.

Mjaft britanikë raportohet se janë penduar nga vota pro daljes. Mbi 3 milionë të tillë kanë votuar një peticion për të kërkuar një referendum të ri. Dalja e Britanisë ka shqetësuar edhe  Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye të hënën sekretari i Shtetit Xhon Kerri do të jetë në Londër dhe Bruksel për të ndjekur nga afër këtë proces. /TV KLAN