Oficerët e policisë kanë ndërtuar skulpturën e një femre të zhveshur në plazh përmes rërës, duke simbolizuar një viktimë të vrasjeve.

Ata gjithashtu kanë ndërtuar skemën e krimit me anë të shiritit të policisë.

2

Kjo “skulpturë” u krijua në Perranporth, qytet në Angli dhe fitoi çmimin e parë në një konkurs skulpturash me rërë.

Por menjëherë pas publikimit nëpër rrjetet sociale, kjo ka ngjallur shumë reagime negative, duke e cilësuar këtë veprim si diçka jo të hijshme dhe stereotip seksual.

Oficerët e policisë më pas kanë kërkuar falje për veprimin e tyre, pas komenteve negative që ata kanë marrë./tvklan.al