Sllovenia u shpall për herë të parë një historinë e saj kampione e Europës në basketboll për meshkuj në finalen e luajtur në Stamboll. Suksesi 93 – 85 në derbin ballkanik me Serbinë u arrit në një sfidë të luaftuar deri në fund.

 

Sllovenët u udhëhoqën në këtë triumf nga kapiteni Goran Dragic, shënues i 35 pikëve. Sllovenia zhvilloi një turne të jashtëzakonshëm pasi fitoi të gjitha ndeshjet dhe eliminoi në gjymëfinale Spanjën, kampionen e vitit 2015. Finalet e Europianit të basketbollit për meshkuj i zhvilluan nga 31 gushti deri më 17 shtator Finlandë, Izrael, Rumani dhe Turqi. Kampionati Europian prej sezonit të ardhshëm do të organizohet një herë në 4 vjet dhe jo çdo 2 vite siç ka ndodhur deri më tani.

Tv Klan