Sllovenia ka surprizuar kampionen e Europës Spanjën, duke siguruar për herë të parë në histori kalimin në finalen e Eurobasket.

Pas kalimit me jo pak vështirësi në dy periodat e para, sllovenet shkëlqyen në gjysmën tjetër të ndeshjes duke dominuar Spanjën në gjysmëfinale me 20 pikë avantazh 92-72. Pas pushimit të gjatë, sllovenët u rikthyen me energji dhe Jaka Blazic dhe menjëherë Sllovetën shkojnë 6 pikë para. Spanja nuk u afrua më shumë gjatë gjithë ndeshjes.

MVP, lojtari më i mirë për Slloveninë ndoshta edhe i gjithë ndeshjes është Luka Doncic. 18-vjecari shfaqi një gjuajtje të frikshme si dhe kontrolloi lojën. Organizatori i lejoi skuadrës të ruante energjitë për periodën e fundit.

Pau Gasol e vlerësoi Doncic si një lojtar që në të ardhmen do të dominojë lojën e basketbollit, ndërsa trajneri i Sllovenisë tha se kjo ishte një prej fitoreve më të rëndësishme për kombin e tyre. Sllovenët tashmë do të presin përballjen mes Rusisë dhe Serbisë për të mësuar kundërshtarin e tyre në finalen e Eurobasket. /Tv Klan