Izmir Smajlaj është shpallur kampion i Ballkanit në salla të mbyllura në kërcim së gjati, në kampionatin e zhvilluar të shtunën në Beograd.

Atleti shqiptar pati provën më të mirë, atë të fundit ku vendosi edhe rekordin e ri kombëtar, 7 metra e 98 centimetra. Në këtë garë morën pjesë 19 sportistë.

Luiza Gega zgjodhi të mos merrte pjesë në kampionatin ballkanik, për të ruajtur forcat për Europianin në salla të mbyllura që do të mbahet pak më vonë po në Beograd./Tv Klan