Në një studim të ri të realizuar nga Universiteti Virginia Tech thuhet se aplikacionet e smartphoneve të Android përdorin dhe shkëmbejnë të dhënat personale të përdoruesve të tyre.

Sipas hulumtuesve ekzistojnë 2 lloje virusesh për smartohone-t, ata malware dhe aplikacionet që bashkëpunojnë për të koleksionuar të dhënat personale të klientëve.

Nuk dihet ende nëse kjo është krijuar me qëllim nga ndërtuesit e aplikacioneve që gjenden në Play Store.

Studimi thotë se një aplikacion i jep informacion një tjetri për një të dhënë që ai do të gjejë për shembull kur na kërkohet të aktivizojmë “Location” (vendndodhjen), pasi kemi përdorur një tjetër aplikacion.

Ekipi i hulumtuesve për 3 vite ka analizuar 100.000 aplikacione të Google Play, si dhe rreth 10.000 të tjera të prekura nga viruset malware.