snowden

Edward Snowden i ka propozuar qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të kthehet nga Rusia ku mbrohet nga shërbimi sekret rus dhe të vuajë dënimin në burg. Në një intervitë për BBC, ish – punonjësi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë amerikane, i cili akuzohet se ka vjedhur nga NSA informacion të klasifikuar si sekret shtetëror, ka shprehur për të disatën herë vullnetin për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara dhe të bëjë një ujdi me autotitetet amerikane, por pa përcaktuar sa vite burg propozon të kryejë.

2 vjet pasi tronditi botën më informacionet e bëra publike, Snowden thotë se nuk është penduar për veprimet e tij. Kjo ishte zgjedhja ime dhe nëse nesër nuk do të jem më, jam i kënaqur me aq sa kam bërë dhe ndihem i bekuar, deklaroi Snowden.

Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara kanë shprehur disa herë dëshirën për të bërë një pakt me ish -punonjësin e sigurimit amerikan, por gjetja e gjuhës së përbashkët duket ende larg. Ndërsa ish – kryetari i NSA Michael Hayden, u shpreh për BBC se nuk beson në një marrëveshje mes dy palëve. Ai tha se Snowden do të jetojë përgjithmonë në Moskë, nuk kthehet më në shtëpi.

Tv Klan