Rama: Homazhet më të mira janë dënimet e fajtorëve

11-vjetori i vrasjes së 4 protestuesve para kryeministrisë, e gjeti sërish kryeministrin Edi Rama së bashku me familjarët  duke bërë homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Prej 11 vitesh, familjarët kanë të njëjtën thirrje. Ana Veizi, e cila ishte 11 vjeç kur ndodhi ngjarja thotë se nuk është e zhgënjyer nga drejtësia.

Pas takimit me familjarët, kryeministri foli gjatë për ngjarjen e rendë. I bindur se socialistët e kanë kryer detyrimin, ai drejtoi gishtin nga ata që sipas tij janë fajtorët e vërtetë.

Vendosja e luleve në Bulevard çdo vit, kryeministri thotë se nuk mjafton për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedja.

Duke e krahasuar SPAK me një fëmijë që është në hapat e saj të parë e duke belbëzuar, Rama u kërkoi kohë familjarëve.

Nuk ia kurseu një koment as Ilir Metës, që ky 21 janar e gjeti në Korçë. Nga protesta e 21 Janarit në vitin 2011 humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja.

Tv Klan