Avioni ”Solar Impulse 2” u ngrit sot nga aeroporti i Kajros për udhëtimin e fundit rreth botës. Avioni me energji diellore, pritet të mbërrijë në Abu Dabi brenda dy-tre ditësh, atje ku edhe u nis për herë të parë.

Avioni drejtohet nga zvicerani Bertrand Piccard, krijues dhe president i projektit ”Solar Impulse”.

Fluturimi pritet që të jetë i vështirë në këtë periudhë të vitit, pasi temperaturat e larta në rajon mund të shkaktojnë të ashtuquajturat korrente termike dhe turbolenca, çka mund të detyrojë pilotin të vendosë maskën e oksigjenit për një kohë më të gjatë nga ajo e përllogaritur./tvklan.al