solarA e dini se një amerikan vdes çdo një orë nga melanoma? Kjo sipas ekspertëve është një normë tragjike. Më tej ata theksojnë se nëse kanceri i lëkurës kapet herët është i sherueshëm. Një tjetër lajm i mirë është se ka shumë gjëra që ju mund të bëni për të mbrojtur kancerin e lëkurës.

Përdorni SPF çdo ditë.

Është e këshillueshme që çdo ditë të përdoret SPF për t’u mbrojtur në çdo moment nga rrezet e forta. Doktor Marmur thotë që rrezet UV A dhe UV B të cilat shkaktojnë kancer janë gjithnjë të pranishme, ndaj mbrojtja duhet të jetë në nivelet më të larta.

Shmangni solarin përgjithmonë.

Solari është shkaktar i njohur i kancerit, ndaj Fondacioni për Kancerin e Lëkurës ka paraqitur një ankesë pranë Komisionit Federal të Tregtisë për Jersey Shore, duke kërkuar një paralajmërim për rreziqet që kanosen nga solari i vazhdueshëm.

Kontrolloni vetën çdo një muaj.

Doktorët këshillojnë që çdo një muaj të kontrolloni trupin tuaj përpara pasqyrës për të parë nëse ju ka ndodhur diçka e pazakontë në lëkurë. Është e rëndësishme që të bëhet një kontroll i imtësishëm i vetes, pasi në këtë mënyrë mund të shmangni rreziqet që ju kanosen qoftë edhe nga shfaqja e një nishani të pazakontë.

Bëhuni “doktor” i vetes tuaj.

Çdo ditë mundohuni të tregoni kujdes të veçantë ndaj trupit tuaj dhe më pas për çdo gjë do ishte mirë të konsultohuni me dermatologun, apo mjekun tuaj të familjes. Në këtë mënyrë asnjë rrezik nuk do ju kanoset.

V. Kërçiku