Krerët më të lartë të shtetit shqiptar kanë reagur për sulmin barbar në Mynih, ku humbën jetën edhe 3 shtetas kosovarë. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nëpërmjet një mesazhi dërguar Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të pafajshme dhe solidaritetin për popullin gjerman, duke dënuar njëkohësisht me forcë aktet ekstreme dhe kriminale terroriste në Mynih.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook shkruan

“Trishtim i thellë për jetët e humbura në sulmin barbar të Mynihut mes të cilave edhe jetë shqiptarësh! Solidaritet me Gjermaninë mike”.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka shprehuar hidhërim për jetët e humbura dhe solidarizohet me autoritetet Gjermane dhe Kancelaren Merkel. Meta u shprehu ngushëllimet më të sinqerta edhe familjeve shqiptare që humbën të afërmit nga ky akt barbar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet më të thella familjeve Sulaj, Segashi dhe Zabergja që humbën të afërmit e tyre nga sulmi barbar në Gjermani.

Tv Klan