Sapo ka publikuar bashkëpunimin e saj me të ri artistja, Soni Malaj.

Këngëtarja e cila duhet se në këtë periudhë  është e pandalshme në karrierën e saj muzikore, ka sjellë për kënaqësinë e të gjithë fansave të saj, një bashkëpunim me artistin e njohur shqiptare, Gena.

Kënga titullohet “Ti, jeta” një kompozim nga Edlir Begolli, ndërsa për teksin është kujdesur një mike dhe një bashkëpuntore e vjetër e Sonit, tekstshkruesja  Rozana Radi.

Një këngë me ritëm dhe një klip me diell dhe me det, kënga duket se do të jetë një sukses përgjatë sezonin të ri veror, që është në prag.

Me një melodi të thjeshtë që harmonizon zërat e dy këngëtarëve dhe që të mbetet të mendje si një refren i ditës, kënga që në momentin e parë të publikimit është pritur mirë nga fansat.

Një ndër pikat më të forta të klipit, është pikërisht imazhi i artistes, Malaj.

Sensuale dhe fashion, joshëse dhe ekstravagante, Soni di gjithmonë si të vijë ndryshe për fansat, kjo falë dhe ndihmës së Joni Peçit, në rolin e drejtorit të imazhit./tvklan.al