Olympique Marseille dhe Atletico Madrid, do të jenë përballë sonte në mbrëmje për të diskutuar trofeun e Europa League, i dyti për nga rëndësia në kontinent. Spanjollët janë skuadra favorite pasi në vitet e fundit ka qenë me e pranishme në garat europiane, mbi të gjitha disa prej lojtarëve luajnë prej vitesh me njëri tjetrin dhe kanë krijuar stilin e tyre të lojës.

Ekipi i Diego Simeones kërkon këtë trofe për herë të tretë në 9 vitet e fundit. Argjentinasi e ka shndërruar këtë ekip në një nga me të përgatiturit fizikisht, duke qenë konkurrent i fortë me ekipe si Barcelona dhe Real Madrid.

Por jo pak të sigurt do të jenë edhe të zotët e shtëpisë. Në Lyon, aty ku do të luhet finalja Marcseille do të ketë mbështetjen më të madhe. Trajneri i francezëve, Rudy Garcia e motivoi skuadrën e tij se mund t’ia dilnin në këtë garë, edhe pse nuk e nisën fort mirë.  Marcseille është për herë të 5 në finalen e këtij kompeticioni. Nëse fitojnë do të realizojnë një arritje historike. Asnjë klub francez nuk e ka këtë trofe në palmaresin e vet.

Finalja do të luhet në orën 20:45, në Stadiumin “Parc Olympique Lyonnais”. Trofeu është një biletë edhe për në fazën e grupeve të Champiuons League.

Tv Klan