Sonte në mbrëmje, në programin “Jo Vetëm Modë” do të keni mundësinë të ndiqni një intervistë tepër të veçantë.

Drejtuesja e emisionit, Floriana Garo ka realizuar një intervistë me Serafinën, një transgjinore që tregon eksperiencën e saj dhe të gjitha sfidat që ka hasur, ndërkohë që përpiqet ta jetojë jetën ashtu siç e ndjen.

Si është të lindësh djalë, por të ndihesh vajzë?

floriana_genti

Por Serafina nuk është e vetmja suprizë që “Jo Vetëm Modë” ka rezervuar për shikuesit.

Një tjetër rrëfim do të jetë historia e një djali gay, që tregon se çdo të thotë të jetosh i fshehur.

Për më shumë, mos harroni takimin e sotëm të programit “Jo Vetëm Modë”, si çdo të shtunë në orën 20.05, vetëm në ekranin e Televizionit Klan! /tvklan.al