Real Madrid dhe Manchester United kanë zhvilluar pasditen e djeshme seancat përkatëse stërvitore në stadiumin Filipi II i Shkupit aty ku sot në mbrëmje do të diskutojnë Superkupën e Europës. Sfidat janë të shumta brenda kësaj ndeshjeje. E para do të jetë ajo teknike. Zinedine Zidane do të përpiqet të tregohet më i aftë se Mourinho. Tek Real Madrid, francezi ishte zëvendës i tij.

Në fushën e lojës do të zbresin të gjithë yjet e dy skuadrave që do të japin maksimumin për të treguar se kanë vlejtur aq sa është shpenzuar për ta.

Pas zhgënjimit në turneun e Amerikës, madrilenët do të kërkojnë të fitojnë këtë takim për të konfirmuar besimin e tifozëve se edhe këtë sezon do të jenë pretendentë për të gjithë trofetë.

Nga ana tjetër Manchester që drejtohet nga Mourinho nuk do të dorëzohen pa kërkuar maksimumin në këtë takim. Për t’u ndjekur me interes do të jenë sulmuesit e Manchester Mkhitaryan, Lukaku dhe Rashford.

Jo më pak të rrezikshëm do të jenë edhe Pogba Carrick dhe Herrera.

Në mbrojtje Mourinho ka vendosur Darmian Blind Lindelof dhe Valencia.

Zidane do të tentojë suksesin me treshen Ronaldo-Benzema-Bale. Në mesfushë Kros, Casemiro dhe Modriç. Mbrojtja si gjithnjë me Marcelo, Ramos, Varane dhe Carvajal.

FORMACIONI MAN UNITED

 MKHITARYAN LUKAKU DHE RASHFORD

POGBA CARRICK HERRERA

DARMIAN BLIND LINDELOF VALENCIA

FORMACIONI REAL MADRID

RONALDO BENZEMA BALE

KROOS CASEMIRO MODRIC

MARCELO RAMOS VARANE CARVAJAL