loren-sophia

Ajo mund të jetë 80 – vjeç, por sërish kur shfaqet në tapetin e kuq i thotë të rejave “dilni prapa”.

Teksa mori  pjesë në mbrëmjen “Italia Charity Gala” në Australi, aktorja me famë botërore dukej e mahnitshme në fustanin e zi me shkëlqim dhe buzëqeshjen e saj karakteristike.

loren1

Fituesja e çmimit Oscar, e cila ka një karrierë 50 – vjeçare në parakalimet në tapetin e kuq, u prit nga një turmë e madhe fansash që kërkonin autograf nga aktorja italiane.

Siç shkruan dhe “DailyMail” kishte dhe nga ata që u përlotën teksa Loren u dha autografë. /tvklan.al