Derbi i kryeqytetit është ndeshja më tërheqëse e javës së 33. Tirana do të presë sot në orën 18:30 Partizanin në “Selman Stërmasi” në përballjen e fundit mes tyre për këtë sezon.

Bardheblutë nuk fitojnë prej më tepër se 2 vitesh sfidën e qytetit, ndërsa në këtë sezon tre takimet e para kanë përfunduar me 2 suksese të të kuqve dhe 1 barazim.

Tirana ka disa mungesa për shkak dëmtimesh dhe pezullimesh, me tyre mes tyre mbrojtësit Karan e Smajli mesfushori Muzaka. Partizani është me grupin e plotë të lojtarëve, madje rikthehen pas pezullimeve edhe kapiteni Hoxha, Batha dhe Fejzullahu.

Të dy ekipet nuk kanë dashur të komunikojnë me mediat duke parë që sfida është e rëndësishme për një vend në kupat e Europës për bardheblutë dhe titulli kampion për të kuqtë. Ndeshjet e tjera të javës së 33 do të nisin në orën 15:30.

Endrit Sauku, TV Klan