Në fushë sot do të jenë edhe kundërshtarët e tjerë të Shqipërisë. Zvicra dhe Franca do të luajnë në Lilë. Skuadra vendase e ka të sigurtë një vend në fazën tjetër, ndërsa zviceranëve i duhet vetëm 1 pikë, që të mos shqetësohet më për rumunët.

Në ndeshjet e mëparshme Franca numëron më shumë fitore, madje në sfidat zyrtare Zvicra nuk ka asnjë sukses. Favoritë edhe sot janë francezët. Kjo ndeshje do të nisë në të njëjtën orë me Rumani – Shqipëri. / TV KLAN