Qeveria e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka miratuar masat e reja kundër pandemisë COVID-19, ku ora policore nga sot dot të nisë nga ora 22:00 deri në 05:00.

Me masat e reja detyrohet që kushdo që hyn në territorin e Kosovës duhet t’i ketë të tri dozat e vaksinave.

Sa i përket gastronomisë, Qeveria e Kosovës me masat e marra sot ka vendosur që lokalet mund të jenë të hapura deri në orën 21:00, ndërsa muzika lejohet deri në 20:30.

Gjithashtu, me masat e reja qeveria ka ndaluar veprimtarinë e klubeve të natës, organizimin e dasmave, ekskursioneve, dhe të gjitha ahengjeve familjare e shoqërore./klankosova