Titulli në La Liga mbetet i vetmi ngushëllim për Barcelonën pas eliminimit nga Champions League. Ekipi katalanas do të zhvillojë sot El Clasico në kampionat në fushën e Real Madrid.

Te Barcelona e shikojnë si një finale duelin që mund të vendosë kampionati, por nuk mendojnë kështu tek Real që ka 3 pikë më shumë dhe me 1 ndeshje të prapambetur.

Takimi i fazës së kaluar u mbyll në barazim, por madrilenët ende kujtojnë disfatën e fundit në kampionat në “Santiago Bernabeu” ku katalanasit triumfuan me rezultatin 4 – 0. Barça nuk do të ketë Neymar. Trajneri Luis Enrique nuk priti vendimin pas ankimimit për të ulur pezullimin, duke mos e grumbulluar brazilianin.

Real Madrid është shumë pranë titullit kampion që nuk e merr prej vitit 2012. Sot në orën 20:45 do të zhvillohet një sfidë e rëndësishme edhe pse më pas do të luhen edhe 5 finale të tjera ku nuk lejohet gabimi./ TV KLAN