Java e 28 e Serie A do të hapet me një ndeshje klasike të futbollit italian. Juventus do të presë sot në Torino Milan. Ekipi kampion i Italisë pati një ndalesë në Udine ku barazoi 1 – 1 dhe përballë do të ketë një ekip në formë si Milan që ka fituar 4 nga 5 ndeshjet e fundit. Juventus e humbi takimin e fazës së parë në “San Siro” me 1 gol të Locatelli.

Si Allegri e Montella presin një sfidë e fortë, por besojnë te fitorja që do t’i afronte më shumë me objektivin, titulli për Juventus dhe kupat e Europës për Milan.

Të dy ekipe kanë mungesa për shkak dëmtimi ose pezullimi. Te Juventus nuk do të jenë Sturaro, Chiellini e Cuadrado, ndërsa te Milan mbeten jashtë grumbullimit Montolivo, Bonaventura, Honda e Abate. Ndeshja e sotme që do të nisë në orën 20:45 do të jetë e katërta në këtë sezon, pasi përveç kampionatit Juventus dhe Milan janë përballur në finalen e Superkupës dhe në Kupën e Italisë.

Tv Klan