x factorX Factor Albania vijon mbrëmjen e sotme netët Live në teatrin e Tv Klan. Sfida e papërfunduar e javës së kaluar u zhvillua mbrëmë në provën gjenerale të spektaklit.

Me miratimin e produksionit dhe pëlqimin e vet konkurentëve, Adela dhe Genti shfrytëzuan këtë mundësi të dytë për të interpretuar këngën e tyre më të mirë para jurisë, e vetmja që merr vendimin në këtë fazë të garës.

Me tre vota nga katër të mundshme, Genti Deda do të vazhdoj eksperiencën e tij të ëndërruar, në X Factor Albania 4.

Për Albanin dhe Bleonën, mentorët e tyre, zgjedhja nuk ishte aspak e lehtë.

Ndërkohë Adela Curra, vajza nga Berati, që studion infermieri, u largua nga talent show, por pa e braktisur dëshirën e saj për muzikën.

Sot në mbrëmje në natën e dytë të live show, do të ngjiten në skenë 14 konkurente. Nën vleresimin e jurisë dhe njëkohësisht të publikut, njeri prej 2 më pak të votuarve do të rrezikojë eleminimin.

X Factor Albania 4 me regji të Vera Grabockës dhe prezantimin e Alketa Vejsiut vjen si cdo të hënë në orën 20:00 në Tv Klan.

Tv Klan