Sonte në mbrëmje, në orën 21:00 do të keni mundësinë të ndiqni “Maratonën e Këngës” në Bilisht. Një tjetër spektakël dhe një tjetër qytet që ofron një pritje emocionuese për “Maratonën e Këngës”.

Një tjetër rekord vendoset në sheshin e Bilishtit përsa i përket Maratonës së Këngës. Muaji Gusht nuk mund të kishte një hapje më të mirë për banorët e Devollit, sesa me artistët e këngës, që këtë herë e kishin një premierë prezencën e tyre në qendrën e kësaj Bashkie – Bilisht.

Që nga fëmijët e Ansamblit Devolli e deri te Ervin Bushati, shkodrani që mbylli sfilatën e pafund të këngëtarëve të kësaj nate, janë duartrokitur nxehtësisht nga një spektator që gjithë kohën këndoi e u argëtua bashkë me artistët .

Një natë që u dominua në çdo segment të spektaklit, pa dallim , nga debutues si Revolt Klan, Alar Band, Rilinda, e deri tek emrat e traditës së përhershme të saj, si grupi Ali Pasha, Eranda Libohova, Rovena Ibrahimi etj.

Klea Huta me prezantimin e batutat, ishte ajo që moderoi dhe bëri për vete publikun e Devollit , duke i dhënë ngjyra spektakolare natës së 7 të Maratonës.

Kryetari i Bashkisë, zoti Bledjon Nallbati dhe stafi i Bashkisë, me intuitën e artdashësve të kësaj treve, i dhuruan banorëve të Devollit, një event të jashtëzakonshëm , i cili do të fiksohet gjatë në memorjen e tyre deri në një aktivitet të dytë që mund të thyejë rekordin e kësaj mbrëmjeje.

Tv Klan